Kryesore

Bashkëqeverisje Rama-Basha në shtator? Berisha: Do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë

13:00 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, për një bashkëqeverisje të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në shtator, duke thënë se kjo do të ishte drama më e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët.




Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëpunimi të tillë, duke thënë se opozita është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit dhe nuk mund të shndërrohet në levë të narkoshtetit.

“Kategorikisht kundër. Do të ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita, e cila është shpresë për përmbysjen e narkoshtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit. Jam i bindur se janë shumë të paktë, ose ndoshta askush nga demokratë, që e duan, por bashkëpunimin që iu referua zonja Kim mund të jetë, por edhe jo, për bashkëqeverisje”, tha Berisha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.