Kryesore

Berisha në konferencë: Kam dorëzuar padinë për Blinken, e ftoj të dorëzoj çdo provë që ka

12:16 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat deklaroi se ka depozituar në gjykatën franceze një padi kundër deklaratave të sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili shpalli non grata deputetin demokrat dhe familjen e tij.




“Së pari, ju falënderoj që jeni të pranishëm në këtë konferencë, që e kam thirrur për t’ju njoftuar se avokati im, ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën konelsionale të Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken për të më shpallur non-grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët, bazuar tek hakmarrja e Edi Ramës, dhe mikut të tij George Soros, autorizova avokatin që të ngrejë padinë për shpifje.

Javën që kaloi avokati dorëzoi këtë padi pranë kësaj gjykate dhe ju dot ë merrni dëshminë e dorëzimit. Sipas avokatit tim kjo padi në gjykatë në shpifje bazohet në precedentët e mëparshëm të ngjarjes , në parimin universal’ imuniteti; nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet shpija në internet dënohet kudo, ku del lajmi, ku ndodh dëmi. Gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do të gjykojë çështjen. I bëj thirrje sekretari të SHBA-ve që në emër të transparencës të dërgojë dokumentin dhe provën që ai apo çdo kush tjetër në botë disponon kundër Sali Berishës.”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.