Kryesore

Berisha ‘non grata’, Nazarko: Do të ishte më mirë që ish-kryeministri të luante rol pajtues, kursi i përplasjes mes tij dhe SHBA favorizon Ramën

19:30 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, komentoi deklaratën për media të liderit historik të PD, Sali Berisha, lidhur me shpalljen ‘non grada’ ndaj tij dhe familjes nga Departamenti Amerikan i Shtetit.




Nazarko argumentoi se për Berishën, do të ishte më mirë që të luante një rol pajtues e jo agresiv, duke ndjekur edhe shembujt e liderëve të tjerë të Rajonit e më gjerë. Sipas tij, inteligjenca e Berishës, do të shërbente për një politikë më pajtuese, e për këtë, iu referua deklaratave që ish-kryeministri bëri sot për Ballkanin e Hapur.

Duke pasur një kryeministër si Edi Rama, që nuk para pranon gabimet e t’i korrigjojë ato, sipas Nazarkos, një mendim i jashtëm nga Sali Berisha mund të kishte ndikim dhe reflektim për liderin e PS. Ai tha se pritet e të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim mes ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe Sali Berishës, ndërsa paralajmëroi se brenda PD, mund të ketë përçarje.

“Ambasadorët amerikanë janë arrogantë. Donald Lu ishte arrogant, ky është stili i tyre. Për fat të mirë që është i tillë. Berisha në pikëpamjet personale duhet të reagojë për të mbrojtur, ai mbrohet duke sulmuar. Unë imagjinoj në një çast, sikur Berisha me eksperiencën që ka të bënte rol tjetër, të ishte pajtues, të gjente të përbashkëtat e dy apo më shumë palëve të ndikonte në pajtimin e palëve. Ai është kundër, sepse kur ata bëhen bashkë ai është delja e zezë. Unë e gjykoj në konceptin e interesit kombëtar. Ky është funksioni i politikanit me eksperiencë, ata ndihmojnë të rinjtë për të mos bërë gabime. Ish-presidentët e Maqedonisë, pasi japin dorëheqjen tërhiqen dhe s’janë më të pranishëm. Rruga e mesme sipas meje do të ishte ajo pajtuese, Berisha mund ta luante atë. Mua më bëri përshtypje dhe qartësia e tij në formulim. Ishte shumë i qartë.

Ajo që tha ai për Ballkanin e Hapur, paralelja që ai ndërtoi në qasjen e administratës Trump për rishikimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me Kanadanë, ajo që tha ishte një këshillë e jashtëzakonshme që mund t’i vlejë Ramës. Kur foli për lopët, subvencionet, ishte diçka e jashtëzakonshme. Nëse do të ishte me këtë stil komunikimi, pa atë malinjitetin agresiv që karakterizon komunikimin e tij. Për një njeri të tillë si Rama, rreziku i rrëshqitjes që nuk korrigjon gabimet e veta, i korrigjon ato, nuk shkëputet nga grupet e interesit, është rrezik real. I duhen mendje që janë jashtë dhe e ndikojnë. Unë mendoj që do të kemi një përplasje mes tij dhe SHBA, mes PD dhe SHBA. Nuk mendoj se do të ketë një çarje të PD. Ky nuk është një probabilitet i vogël, por i lartë. Nëse ndodh kështu kemi hyrje të një skenari të Lindjeve komuniste, kështu ka ndodhur kudo, në Serbi, Bullgari, Rumani.

Skenari i dytë është që mund të përdorin të gjitha instrumentet, fjala pandëshkueshmëri, përplasja është e fortë. Në një skenar të tillë, për të vijuar kursin e përplasjes, e favorizon Ramën. Berisha për fat të keq, po i krijon mundësinë që pandëshkueshmëria të vlej edhe për PS, sepse po e merr ai goditjen kryesore të rolit të amerikanëve që është rol pastrues. 2025 është një vit ku është parashikuar të integrohet edhe Ballkani në BE, SHBA duan që të shtyjnë Ballkanin kah këtij drejtimi. Berisha është zgjedhur për shembull për këtë politikë agresive të SHBA. Mendoj që edhe sa i takon Kosovës, Berisha prapë duhet të kuptojë që edhe puna që ai i referohet nuk është diçka që i shërben interesit kombëtar. Përsëritja që ai bën se hyra në listën e zezë sepse ishte Soros, kjo i bën dëm atij. E përsëris, nuk guxoj të hipotezoj se çfarë nënkupton reagimi amerikan që parashikohen deri në shtator, kur të përfundojnë edhe pushimet për ambasadores. Do më pëlqente ta shihja në rolin ndihmues, për shkak të inteligjencës që ka”, tha Nazarko.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.