Kryesore

Berisha: PD t’i kërkojë ambasadores së SHBA të kërkojë ndjesë publikisht, mbetemi parti e hapur për bashkëpunim

13:13 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se PD duhet ti kërkojë ambasadores së SHBA të kërkojë ndjesë publikisht për deklaratën.




Berisha deklaron se znj.Kim ende nuk ka kërkuar falje për deklaratën të cilën ai e konsideron si më skandalozen e 30 viteve të fundit nga një përfaqësues i huaj në Shqipëri.
Për Berishën, PD mbetet një parti pro-perëndimore dhe pro-amerikane e hapur për bashkëpunim me partnerët.
”PD është dhe mbetet e hapur si një parti pro-perëndimore, pro-amerikane. Qëndrimi, mendoj se deklarata që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze e 30 vitevetë fundit e një përfaqësuesit të huaj në Shqipëri. Me barin kuptohet. Kërcënimi që i bëri demokratëve dhe shqiptarëve, dhe unë po atë ditë i kërkova të kërkoj ndjesë.

Mirëpo s’ka ndodhur, nuk është vonë. Mendoj se PD do ti kërkojë znj. Kim të kërkojë ndjesë publikisht dhe pa asnjë diskutim ajo mbetet e hapur për bashkëpunim me gjithë partnerët. Bashkëpunimi do të thotë bashkëpunim.”- tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.