AKTUALITET

“Dehidratimi te fëmijët është më i madh”, mjekja dermatologe jep këshillat për një verë të sigurt: Ja ushqimet që prodhojnë më shumë spf. Shmangni lëvizjet në orët e pikut

14:55 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, mjekja dermatologe në QSUT, Violeta Dajçi ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë, sidomos ata që ndodhen me pushime.




E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ mjekja Dajçi pohoi se dehidratimi te fëmijët është më i madh se te moshat e tjera dhe se është më e vështirë për t’u vërejtur.

Mes të tjerash mjekja tha se qytetarët duhet të konsumojnë më shumë lëngje në këtë kohë dhe të përdorin kremra, apo që të kufizojnë rrezatimet pas orës 10:00 deri në 16:00.

“Ajo që ndodh në këtë periudhë është dehidratimi. Lëkura është ajo që e vesh organizmin. Është kjo shtresë që eliminon shumë substanca dhe në këtë periudhë shumë ujë. Nëse dehidratohet lëkura, dehidratohen edhe pjesët e tjera të trupit. Duke qenë e shëndetshme lëkura, mbrohen edhe pjesët e tjera. Gjithçka nis nga ekspozimi në diell, hidratimi i saj dhe se si të kujdesemi kur ndodh djegia. Ajo që haset më shpesh është djegia apo skuqja gjatë kohës së pushimeve. Përveç alergjive nga kremrat, ndodh edhe nga ushqimet. Ndaj preferohet që të shkohet te mjeku dermatolog, për të kërkuar ndihmë. Fëmijët kanë dehidratim më të madh të lëkurës, por vihet më pak re. Në këto raste nuk rekomandohen pijet me gaz, por ato të freskëtat, të shtrydhurat. Shalqini apo bostani janë ushqime shumë të mira në këto kohë. Lëngu i shalqinit krijon një lloj spf-je që e mbron trupin. Çdo darkë duhet të bëhet hidratimi i lëkurës. Edhe në moshën e tretë duhet të tregohet kujdes, sidomos ujë. Po ashtu edhe përdorimi i kremrave nuk duhet të shmanget. Rrezet që duhet të shmangen janë ato nga ora 10:00 deri në 16:00. Duhet patjetër që të rrinin nën çadër apo në pemë. Të përdorin gjatë kësaj kohe kremra, të pini ujë dhe të futeni në ujë disa herë në ditë në këtë kohë, nëse jeni në plazh. Ato janë rreze që kanë efekte anësore mbi lëkurën tonë. Sidomos ato që kanë nishane në trup, duhet të mbrohen. Melanoma është një kancer vrasës dhe më i shpeshtë i lëkurës. Jep metastaza. Nëse keni nishane, ekspozimi në diel duhet të jetë më shumë i kufizuar dhe të ketë kujdes të shtuar për të shkuar te mjeku dermatolog.”, pohoi ajo.

Duke u ndalur tek infeksionet që vijnë nga plazhet dhe pishinat, mjekja tha se ato janë bakteriale dhe mykotike.

“Janë infeksionet mykotike dhe ato bakteriale. Infeksionet bakteriale janë më të shpeshta në këtë kohë. Më të shpeshta janë te fëmijët e vegjël. Kanë të kruajtje dhe përhapen shumë. Infeksione të tjera bakteriale janë të rralla. Ato mykotiket, shumica prej tyre që shfaqen, janë kryesisht ato infeksione që shfaqen në trajtën e njollave. Mund të jenë të bardha apo në ngjyrë kafe.”, pohoi mjekja.

Ndër të tjera mjekja këshilloi se në rastin e pickimeve nga kafshët e detit, siç është dhe kandili i detit, mund të aplikohet dhe ultrakorteni, apo vendosja e kompresave të ftohta si dhe e kremrave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.