Kryesore

E keni pyetur ndonjëherë veten: Pse e prekim kaq shumë fytyrën?

16:55 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ne kërcasim gishtat dhe përplasim këmbën sepse sjelljet e përsëritua na qetësojnë. Foshnjet për gjashtë muajt e parë të jetës zgjaten me gishtat e shtrirë (refleksi Moro) sepse për miliona vjet nënat tona kishin shumë më tepër flokë dhe foshnjat kishin nevojë të vareshin/kapeshin diku (kapja e refleksit) nëse ato lëviznin papritur.




Gratë prekin flokët dhe burrat mjekrën sepse kjo na bën të ndihemi mirë, kontribuon në komoditetin psikologjik siç bën dhe shumica e prekjeve që bëjmë gjatë ditës. Këto veprime çlirojnë oksitocinë, dopaminë dhe serotoninë – kimikate që na ndihmojnë të përballojmë stresin dhe na qetësojnë.

Që nga koha kur jemi në barkun e nënës, ne kalojmë shumë kohë duke “u qetësuar”, qoftë me gishtin e madh në gojë, për të mbajtur më vonë një arush apo një batanije e preferuar. Vetë prekja, ose vetë-qetësimi, është diçka që ne e bëjmë për sa kohë që jemi gjallë sepse truri ynë e kërkon atë.

Duart tona mbahen të zëna gjatë gjithë ditës, duke kruar, duke prekur dhe duke masazhuar aty-këtu. Ne e bëjmë këtë për të lehtësuar mërzinë, për të kanalizuar energjinë e shqetësuar në pritje të lajmeve, kur përpiqemi të verbalizojmë ose organizojmë mendimet, pasi hasim diçka stresuese, ose për të lehtësuar ankthin e një takimi jo shumë të këndshëm. Truri e arrin këtë përmes trupit, kryesisht duarve tona, për ta lehtësuar atë stres. Dhe nga gjithë sipërfaqja e trupit, asnjë pjesë e tij nuk merr më shumë vëmendje se fytyra.

Si mund të jetë vetë-qetësuese prekja e fytyrës

Askund tjetër në trupin tonë nuk prekim veten me një larmi apo frekuencë të tillë – ndonjëherë disa herë në minutë. Nëse doni ta provoni këtë, ftoni një grup shokësh të shihni së bashku një film horror dhe do të vini re se sa shpesh ndodh prekja e fytyrës te secili.

Pse i prekim kaq shumë fytyrat tona? Është çështje “efikasiteti ekonomik”. Trupi ka shumë mbaresa nervore të cilat janë të dobishme për vetë-qetësim, përfshirë ato në majat e gishtërinjve, por kur vjen puna për të qetësuar trurin menjëherë, jo çdo nerv ose grup nervash arrin ta bëjë.

Nervat që stimulojmë duhet të jenë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe të afërt me trurin, në mënyrë që sinjalet të arrijnë shpejt dhe fuqishëm. Për këtë arsye, ne prekim më shpesh fytyrën: buzën, hundën, mjekrën apo sytë. Sepse ajo është zona që na e kthen menjëherë “qetësinë” që kërkojmë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.