AKTUALITET

Marrja në pyetje e grave të riatdhesuara nga Siria, çfarë pritet të zbulohet

09:44 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të marrë në pyetje 5 gratë e riatdhesuara ditën e diel (1 gusht) nga kampi Al-Hol në Siri drejt Shqipërisë.




Qëllimi është për të zbuluar se kush i ka rekrutuar e i ka dërguar gratë në Siri.

Prokurorët e SPAK-ut do të shkojnë në Durrës, ku janë të akomoduar aktualisht gratë e riatdhesuara.

Prej tyre do të kërkohet informacion mbi personat që i kanë rekrutuar dhe kush i ka financuar udhëtimin e tyre nga Shqipëria drejt Turqisë e më pas në Siri. Ditën e diel u riatdhesuan 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptare nga kampi Al-Hol në Siri.

Riatdhesimi

Ata u pritën nga Kryeministri Rama në aeroportin e Rinasit. Në një deklaratë për mediat, kreu i qeverisë bëri me dije më një se së shpejti do të ketë një tjetër operacion shpëtimi.

Ditën e parë të gushtit në mëngjes në Shqipëri mbërritën 14 shqiptarë, 5 gra dhe 9 fëmijë, të cilët u riatdhesuan nga kampi Al-Hol në Siri. Operacioni u përmbyll me sukses duke mundësuar riatdhesimin e tyre në Shqipëri nga të ashtuquajturat “kampe ferri”.

Në pritjen e grave dhe fëmijëve në Aeroportin e Rinasit është i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Kjo është ora që e përmbyllëm një operacion të jashtëzakonshëm, që na jep mundësinë të çojmë drejt shtëpive 19 bashkatdhetarë të tjerë nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë, të cilët mundëm t’i shkëpusim pas një përpjekje të gjatë, një operacioni të ndërlikuar, me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së konsullit tonë të nderit në Liban dhe gjenerali Abass, të cilin e kam falënderuar drejtpërdrejt më parë”, tha Rama të dielën.Ndërsa, paralajmëroi për të tjerë.

“Ka edhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht. Llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël”, shtoi kreu i qeverisë./syri


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.