Kryesore

Paralajmërimi për shtetet e Gadishullit Ballkanik, stuhia pritet të godasë edhe Kosovën

13:53 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit – krejt kjo për shkak të një stuhie.




Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi, transmeton Telegrafi.

E vendet me rrezikshmëri të lartë po cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjellura me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje e madje edhe tornado.

Ndryshimi i motit është paralajmëruar të ndodh nga enjtja, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë luhatje të theksuar që do ta vërenin në masë të madhe edhe qytetarët. /Telegrafi/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.