AKTUALITET

“Do përdorim të gjitha instrumentet për t’u përballur me korrupsionin e pandëshkueshmërinë!”, Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave të Sali Berishës

14:56 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada amerikane në Tiranë reagon për “BalkanWeb” pas deklaratave të forta të ish-kryeministrit dhe ish-presidentit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim, si dhe padisë së tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, pas vendimit të këtij të fundit për ta shpallur “non grata” nën akuzën e korruspionit.
Ambasada e SHBA deklaron prerë se do të përdorë të gjitha instrmentet që ka në dispozicion për t’u përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.




“Midis urdërit ekzekutiv të Presidentit Biden, shpalljes nga sekretari i shtetit Blinken, deklaratave të ambasadores Kim përpara shtypit medias javën e kaluar dhe editorialit të saj këtë javë, qëndrimi i SHBA është i qartë dhe i pandryshuar: Lufta kundër korrupsionit përbën një interes thelbesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe ne do të përdorim të gjitha instrumentet që kemi në dispozicion për tu përballur me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha ambasada e SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.