Kryesore

Pse duhet ta lejosh vajzën tënde të vogël të lyhet

15:45 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pjesë e rritjes së shëndetshme të një fëmije është loja sikur është i rritur. Kjo përfshin kujdesin nga kukullave, por edhe veshjet me fustanet e mamit, këpucët e mamit, lyerjen e thonjve me manikyrë, buzëve me buzëkuq. Zakonisht vajzat janë më të prirura të bëjnë këto lojëra. Djemtë bëjnë sikur rregullojnë makina. Po ndërkohë që kjo e fundit nuk konsiderohet lojë e dëmshme, grimi që vajzat duan të bëjnë shpeshherë nuk lejohet. Nuk duhet të ndalohen!




Makeup-i mund të jetë i mirë për të rritur vetëvlerësimin

Sipas një studimi, 42% deri 56% e adoleshentëve amerikanë të moshës 12 deri në 17 vjeç përdorin produkte bukurie për ta bërë veten të ndihen më të sigurt. Një profesor thotë se është mirë që fëmijët, qoftë edhe të vegjël t`i lejosh të lyhen. Sidoqoftë, është e rëndësishme që prindërit t’u shpjegojnë fëmijëve se grimi është thjesht një formë loje ose një mënyrë për të përmirësuar pamjen e dikujt. Nuk duhet të trajtohet si një pikë referimi e vlerës së tyre për veten.

Grimi i fëmijëve në thelb nuk është i keq, janë stereotipet që kanë të rriturit ato që mund të jenë të dëmshme.

Shumica e njerëzve thonë se grimi është i papërshtatshëm për fëmijët sepse lidhet me atraktivitetin, dhe mbrojtjen e pafajësisë së tyre. Por një ekspert shkroi se vetë-shprehja përmes produkteve kozmetike nuk është e gabuar. Janë supozimet që ka shoqëria dhe të rriturit që shkaktojnë këto përshtypje negative.

I lejon të eksplorojnë krijimtarinë e tyre.

Mund të mësojnë për rutinat dhe praktikat e shëndetshme të grimit që në një moshë të re. Prezantimi i tyre i hershëm në kozmetikë u jep hapësirë ??prindërve që t’i edukojnë fëmijët se cilat produkte janë të përshtatshme për moshën e tyre dhe të sigurta për lëkurën e tyre. Është e rëndësishme ta kultivojnë herët kujdesin ndaj lëkurës.

Një dëshirë është më mirë ta mbështesësh sesa të shtypësh

E mira është që më mirë ta menaxhosh dhe moderosh këtë dëshirë dhe sjellje sesa ta shtypësh totalisht atë. Në këtë rast nuk do fitosh asgjë. Fëmija, i vogël qoftë apo adoleshent do ta gjejë mundësinë ta bëjë pas shpine.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.