Kryesore

Rumania i dhuron Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID, Balla: Faleminderit presidentit dhe kryeministrit rumun për ndihmën

16:55 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Rumanisë ka miratuar vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150 mijë doza vaksinash anti-COVID.Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i cili nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe kryeministrit Florin Citu, për këtë ndihmë.




“Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona”, shkruan Balla.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.