Kryesore

Surprizon Eriksen: Rikthehem në fushë pas 4-5 muajsh

16:00 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E mërkura ishte një ditë plot emocione  për Christian Eriksen që u rikthye në Appiano Gentile për të takuar shokët e skuadrës te Inter, pas problemeve që pati në Euro 2020 dhe ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.




Danezi ka para ende javë të tëra ekzaminimesh mjekësore dhe testesh për rikuperimin, por gjithsesi mbizotëron optimizmi, të paktën sic bëjnë të ditur mediat ityaliane. Mesfushori ju ka rrëfyer në konfidencë shokëve të skuadrës se do të rikthehet në fushë pas 4-5 muajsh.

Nga kjo prapaskenë kuptohet se Eriksen ka si synim që të rikthehet të luajë futboll, por mbetet ende në pikëpyetje se ku, një rebus që mund të zgjidhet vetëm pas disa muajsh. Nëse programi i rikuperimit që do të zbatohet në Danimarkë ashtu si edhe të gjitha ekzaminimet mjekësore, do të lejojë heqjen e defribilatorit automatik që i është vendosur në zemër, atëherë mund të veshë sërish fanellën zikaltër, duke marrë aprovimin e mjekëve si atyre të Interit, ashtu edhe të atyre nga Federata Italiane e Futbollit.

Në rast të kundërt, lojtarit do ti duhet të zgjedhë një tjetër kampionat si ai holandez ku lejohet që futbollistët të luajnë me një aparat të tillë, diçka që është e ndaluar në Itali.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.