AKTUALITET

Zjarr edhe në Vithkuq, flakët shkrumbojnë 3 hektarë shkurre e pyje, rrezikohet Manastiri i Shën Pjetrit

17:35 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zjarri ka përfshirë dhe zonën turistike të Vithkuqit në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri i është afruar dhe manastirit të Shën Pjetrit.
Kanë qenë banorët ata që kanë sinjalizuar zjarrfikësit.




“Deri në këto momente është djegur një sipërfaqe prej 3 ha shkurre e pishash. Flakët po përhapen me shpejtësi, çka rrezikon dhe monumentin e kulturës, Manastirin e Shën Pjetrit. Banorë dhe zjarrfikës po punojnë për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë ka ardhur edhe një zjarrfikëse nga Pogradeci”, raportoi gazetarja Kodra.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.