Kryesore

Zjarret në Gjorm, reagon Rama: Po shtohen forcat nga toka e ajri, ndërhyrja e helikopterit ka larguar rrezikun e banesave

16:50 - 05.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjormë të Vlorës.Kryeministri shkruan, se forcat operacionale po shtohen në këto zona, e deri në këto momente, falë ndërhyrjes së helikopterit, flakët janë larguar nga banesat.Sipas tij, prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve, të cilët duhet të veprojnë sipas urdhrave të strukturave të Mbrojtjes Civile.




Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.
Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.