Kryesore

Zjarret në Greqi/ Qeveria jep 600 euro ndihmë direkte financiare për të prekurit, më pas kompensim deri në 6 mijë euro

13:31 - 05.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia ka vendosur të ndihmojë menjëherë qytetarët e dëmtuar nga zjarret shkatërrimtare të ditëve të fundit.




600 euro ndihmë direkte financiare do të japë qeveria për çdo qytetar të prekur. Më pas do të ketë kompensim të dëmeve deri në 6 mijë euro kurse për bizneset deri në 8 mijë euro.

Nuk mbetet me kaq. Ky proces menaxhimet nga Komunat dhe deri tani në Acharnes janë transferuar 60 mijë euro, në Kifissia po ashtu 60 mijë euro kurse në Dionysos 30 mijë euro.
Kurse për strehimin, Greqia do të ndihmojë të prekurit me 80% të shumës, kurse 20% do të shihet mundësia e një huaje.
Shteti do të dalë garant dhe mund të merret hua deri në 150 mijë euro, po ashtu do të pezullohen detyrimet tatimore.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.