Kryesore

Sekrete që çunat s’do të na i thoshin kurrë në sy!

16:10 - 06.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajzat çfarë nuk do jepnin për të qenë në mendjen e djemve sikur edhe për pak sekonda. Eshtë i pashmangshëm kurioziteti për të mësuar ç’fshihet në trurin e tyre. Çfarë sekretesh “të errëta” kanë ata? Kësaj here, po na e lehtësojnë vetë burrat punën, duke na thënë një listë me gjëra që s’i thoni dot me zë të lartë.




“Shumë burra vuajnë nga ankthi/depresioni, por nuk do të flasim për këtë, madje do mërzitemi nëse na e përmendni. Na jepni kohë për ta procesuar dhe do të flasim kur të duam të flasim.”

“Nuk është seksi çfarë duam nga një marrëdhënie. Më mirë të jemi me dikë që na kupton dhe do të shkojë me mua në shtrat 1 herë në kaq kohë, sesa me dikë që bëj seks çdo ditë, por s’më lidh asgjë mendërisht dhe emocionalisht.”

“Pas dushit s’e kemi fare problem të thajmë penisin me të njëjtin peshqir që thajmë fytyrën. Fillimisht merremi me fytyrën pastaj me gjërat e tjera. Ndonjëherë na duhet të kthehemi prapë tek fytyra, por ndërrojmë anën e peshqirit dhe kaq.”

“Ne s’presim që ju të dukeni si modele teksa plakemi bashkë. Po, ka raste që të shoh siç ishe 30-vite më parë, çdo rrudhë zhduket, por ka plot të tjera që shoh rudhat dhe më dukesh po aq e bukur.”

“Ne s’duam t’ja dimë sa të famshme jeni ju me shoqet tuaja, prandaj mos e shtoni si faktor kur vlerësoni veten teksa njiheni me dikë.”

“Kur duam të rrimë vetëm, s’është se s’duam të rrimë me ju, thjesht duam të rrimë pak me veten.”

“Ndonjëherë ne nuk ju flasim sepse s’duam t’ju vëmë në siklet. Unë përshembull mund të shoh një vajzë të lezetshme me një këmishë të bukur dhe të mos i flasë sepse s’dua ta bëjë të mendojë që s’po ja heq sytë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.