Kryesore

8 gjëra që do të na mungojnë gjithmonë nga shkolla

10:19 - 09.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mund t’ju ndajnë shumë vite nga koha e shkollës, por ka ca detaje që kur i kujtoni ndjeni sikur të ishte dje! Disa prej tyre po jua kujtojmë tani!




Programet cilësore në televizor me shokët e ngushtë!

Kujtimi më i bukur nga vitet e shkollës fillore. Sa emocionoheshit kur mblidheshit bashkë me shokët/shoqet e klasës dhe shihnit një film të cilin e kishit marrë në CD me qira ditore ose thjesht programet e së shtunës mbrëma.

2. Art në makinën llogaritëse!

Përveç kopjeve të nevojshme, makina llogaritëse ishte vendi ku shpalosnim gjithë talentin tonë! Shkrime, printe, piktura, emra…Mund të gjeje çdo gjë.

3. Dosjet dhe çdo mbajtëse tjetër materialesh

Ishin kaq interesante sa do ta blinim patjetër edhe nëse s’do të na hynte në punë.

4. Procesi i mbështjelljes së librave, blerja e sendeve shkollore dhe rrobave para çdo sezoni të ri!

Kishim muaj të tërë që mendonim  për çantën e re, për atletet dhe çfarë do vishnim poshtë përparëses së zezë. Pastaj, 3 ditët para fillimit të shkollës ishin aksioni i mbështjelljes së librave/fletoreve. Nëse na duhej të mësonim, të paktën ta bënim me stil.

8 gjëra që do të na mungojnë gjithmonë nga ~shkolla~ !

5. Loja e famshme e parashikimit të të ardhmes.

E dimë që e kishit fshirë nga kujtesa, por me siguri e mbani mend që dikur, i besonit rezultatit të kësaj loje.

6. Përgatitja e raketave në kohë të lirë në klasë.

Qejf i një niveli tjetër.

7. Stilolapsat me ngjyra dhe bojërat e dhjamit!

S’duhet të mungonin për asnjë arsye në botë.

8. Ky simbol, që gjendej në çdo cep të bankës!

8 gjëra që do të na mungojnë gjithmonë nga ~shkolla~ !


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.