Kryesore

Pse bjondet përdorin shampo në ngjyrë vjollcë?!

13:10 - 09.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse jeni kthyer në bjonde, me siguri parukierja ju ka sugjeruar një shampo specifike, zakonisht në ngjyrë lejla.




Eksperti i flokëve, Richy Kandasmy, thotë në shaka e sipër:

“Po, bjondet bëjnë më shumë qejf, por qejfi nuk zgjat shumë. Ngjyra bjonde është delikate dhe ka tendencë ta humbë më shpejt shkëlqimin, të zbehet më shpejt”.

Për këtë, nevojiten edhe shampot specifike. Por, pse lejla? Çfarë është një shampo ngjyrë vjollcë?

Një shampo e tillë përmban pigment ngjyrë vjollce për të neutralizuar tonet prej bronzi dhe të verdhë në flokë me ngjyrë më të hapur. Arsyeja kryesore që është vjollcë është sepse në rrotën e ngjyrave, është ngjyra e kundërt me të verdhën, që do të thotë se vjollca dhe e verdha “anulojnë” njëra-tjetrën. Ky kontrast, i rikthen flokëve shkëlqimin natyral. Ndërsa shampot vjollcë janë veçanërisht të famshme për bjondet, ato mund të përdorën edhe për flokë gri ose më të errët, me highlights bjonde.

Pra, kur përdorni pigmentin vjollcë në tonet prej bronzi ose të verdhë të trajtuar me ngjyra, ajo korrigjon ngjyrën e flokëve tuaj, duke e rikthyer atë në shkëlqimin e mëparshëm natyral ose neutral me tone më të ftohta.” Ndërsa shamponët vjollcë janë veçanërisht të popullarizuar në mesin e biondeve, ato gjithashtu mund të përdoren për të rritur flokët gri ose brune me theksime të artë.

Si përdoret:

– Në flokë të lagur

– Duke e lënë të veprojë për 2-4 minuta në varësi të gjatësisë së flokut

– Duke e shpëlarë me ujë të ftohtë (sugjerohet)

– Përdorëni të paktën një herë në javë dhe gradualisht, më shpesh, nëse e ndjeni të nevojshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.