Kryesore

Nuk ka rëndësi ç’lloj lëkure ke: Një qumësht pastrues dhe një tonik që u përshtaten të gjithëve

11:05 - 11.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ë gjithë flasin për përfitimet e pastrimit të dyfishtë të lëkurës, përmes qumështit pastrues ose ujit micelar + larësit, dhe përfitimet e tonikut. Megjithatë, të shumtë janë njerëzit që e gjejnë veten në mëdyshje për produktet që duhet të zgjedhin për shkak të shumë dilema: A e di llojin e lëkurës që kam? A mos nuk më përshtatet mirë ky produkt? Sa i sigurt është? A ka përbërës të fuqishëm aktivë? Po sikur t’ju themi që të gjitha pyetjet tuaja për qumështin pastrues dhe tonikun marrin përgjigje?!




Përgjigjja është Florence Organics, marka italiane e famshme për serumin me vitaminë Ckremin hidratues me acid hialuronik dhe retinol si edhe kremin e kërmillit, e cila tani ka sjellë në tregun shqiptar edhe dy produkte po aq efektive për lëkurën.

Nëse doni një qumësht pastrues, Florence është zgjidhja e duhur. Qumështi me acid hialuronik dhe ujë ulliri është i projektuar për lëkurat e ndjeshme dhe i përshtatshëm për të gjitha llojet e tjera. Mund ta përdoni në përditshmëri për të larguar papastëritë për një lëkurë të pastër si beb.Ky qumësht vepron si pastrues dhe rigjenerues i epidermës dhe njëkohësisht mbron lëkurën nga radikalët e lirë

Kalojmë tani te toniku? Toniku bio i Florence Organics është një produkt inovativ që shërben për pastrimin e makeup-it dhe vepron me delikatesë në zona problematike të lëkurës. Përbërësit janë veganë dhe shumë efektivë falë pranisë së dy ujërave të ndryshëm të trëndafilit dhe acidit hialuronik.

Me siguri që keni dëgjuar për vetitë e ujit të trëndafilit, të njohur për qetësimin dhe freskimin e lëkurës, duke siguruar edhe njëtrajtësimin e teksturës dhe tonit të lëkurës

Të dy produktet janë të prodhuara në Itali dhe janë testuar për efektivitetin dhe përshtatjen për të gjitha llojet e lëkurës, qoftë për gratë ashtu edhe për burrat. Ashtu si të gjitha produket e Florence Organics, edhe qumështi pastrues dhe toniku përmbajnë përbërës të fuqishëm bio, të cilët japin efekt vetëm pak kohë pas përdorimit të parë.

Linja e Florence ka vlerësime fantastike nga njerëzit në Amazon dhe është një nga linjat best-seller në Itali, e vlerësuar me çmime nga shoqatat e Mbrojtjes së Konsumatorit. Të gjitha produktet e Florence, nga serumi me vitaminë C e deri te toniku dhe larësi, njihen në të gjitha vendet europiane dhe janë ndër më të mirënjohurit.

Për herë të parë, Florence Organics vjen në Shqipëri në një rrjet të gjerë farmacish, nga veriu në jug. Klikoni këtu dhe gjeni një hartë të të gjitha farmacive pranë jush ku gjendet linja e Florence. Ah, çmimi është i njëjtë si në të gjithë Europën.

Nëse ju ka shpëtuar, mund të lexoni edhe një artikull mbi historinë interesate të Florence dhe të tjerë produkte best-seller.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.