Kryesore

Mburren për arritjen më të vogël, këto janë shenjat që mendojnë së janë më të mirë se të tjerët

13:10 - 16.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto shenja të Horoskopit vazhdimisht mburren me arritjet e tyre më të vogla dhe e vendosin veten në një pozitë epërsie dhe superioriteti, duke nënçmuar suksesin e miqve dhe të afërmve të tyre.




Dashi

Personat e kësaj shenje duan të flasin për veten e tyre. Ata janë ambiciozë, konkurrues dhe gjithmonë duan të provojnë vlerën e tyre. Kjo është pjesë e natyrës së tyre, prandaj ata kanë tendencë ta vënë gjithmonë në pah dhe ta bëjnë të ditur për tjerët. Dashi është i vështirë, por kur mëson ta kontrollojë këtë dëshirë, bëhet më shoqërues.

Demi

Demi gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjërat materiale. Të lindurit e kësaj shenje priren ta lidhin vlerën me gjërat që kanë dhe përfundojnë duke i gjykuar njerëzit në të njëjtën mënyrë. Shpesh këto sjellje janë si një mekanizëm mbrojtës për pasiguritë e tyre. Në këtë mënyrë, fitojnë antipatinë e shumë personave.

Luani

Luanët kanë një prirje për arrogancë e cila shpesh manifestohet në sjelljen e tyre. Këta njerëz e duan vëmendjen dhe, në disa raste, tregojnë mungesë ndjeshmërie për t’u dukur gjithmonë të parët. Nuk është e pazakontë të gjesh njerëz që nuk i pëlqejnë Luanët për shkak të egoizmit që kanë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.