Kronikë

Policia shpall në kërkim 56-vjeçarin nga Tirana, mbolli drogë në një zonë të pyllëzuar në Librazhd

09:40 - 17.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Librazhdit ka shpallur në kërkim një person, i cili akuzohet se ka kultivuar drogë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë.




Policia kishte marrë informacione në lidhje me drogën dhe kësisoj, kanë mësuar se ajo ishte në pronësi të 56-vjeçarit B. M., NGA Babrruja e Tiranës. Aktualisht po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Librazhd

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallet në kërkim një shtetas.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shpallën në kërkim policor shtetasin B.M., 56 vjeç, banues në Paskuqan Babrru, Tiranë.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij”, thotë Policia.

Sakaq, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.P., 31 vjeç, banues në fshatin Dragot,Belsh , pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

J.D., 47 vjeç, banues në fshatin Cacabezë, Peqin, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.