Kryesore

10 gjëra të përditshme që po ju shkatërrojnë fshehurazi lëkurën!

19:40 - 22.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Thuhet se, edhe pse është pjesërisht gjenetike, mënyra se si plaket lëkura jonë varet plotësisht nga dhe nga rutinat tona të përditshme të kujdesit të lëkurës. Më poshtë njihuni me 10 gjëra që ndoshta janë faktor ndikues në acarimin e lëkurës suaj për momentin:




1 – Shumë produkte flokësh po ju prekin lëkurën

Shumë produkte flokësh si llak, shkumë, madje edhe shampo apo balsam – krijojnë efekt bllokues të poreve në lëkurë. Kjo ndodh për shkak të praninë së sulfateve në këto produkte.

2 – Përdorimi i shumë produkteve për kujdesin e lëkurës

Nuk ka asgjë të keqe me një rutinë të detajuar dhe të përsonalizuar sipas tipit të lëkurës suaj dhe problematikave përkatëse, por kur ju e gjeni veten thjesht duke blerë e duke vendosur produkte në fytyrë, pa ditur mirë se çfarë po bëni – rezultati do të jenë aknet.

3 – Përdorimi jo i duhur i produkteve të heqjes së qimeve të fytyrës

Heqja e gabuar e qimeve të fytyrës me produkte komedogjene që kanë karakteristika të bllokimit të poreve shpesh mund të shkaktojnë shpërthim të akneve në fytyrën tuaj.

Për t’u siguruar që po pastroni saktë qimet e fytyrës dhe po parandaloni acarimet e mëtejshme në lëkurën tuaj, shmangni produktet me përbërësit më të zakonshëm të bllokimit të poreve (si vaji i kokosit, vaji i palmës etj). Konsultohuni me një dermatolog nëse lëkura acarohet shumë pas çdo depilimi.

4 – Udhëtimet

Kur udhëtoni diku, ju e ekspozoni lëkurën tuaj në një mjedis të ri që mund të jetë i dëmshëm për lëkurën tuaj. Faktorë të tillë si efekti i diellit, nxehtësia, i ftohti dhe lagështia mund të kontribuojnë në përkeqësimin e papritur të lëkurës.

Për të parandaluar çdo efekt negativ që një ndryshim në mjedis mund të paraqesë në lëkurën tuaj, është më mirë të përshtateni me kushtet e reja që po hyni. Shmangni ekspozimin e zgjatur të lëkurës dhe përdorni krem kundër diellit, Dhe nëse jeni të ekspozuar ndaj temperaturave të ftohta, përpiquni të shmangni dehidratimin e lëkurës duke hidratuar lëkurën dhe trupin.

5 – Toksinat në pastruesin tuaj të grimit

Një tjetër kozmetikë e zakonshme që mund të shkaktojë bllokimin e poreve dhe shfaqjen e akneve janë përbërësit toksikë që gjenden në pastruesin tuaj të makeup-it.

Edhe një herë, zgjidhja e këtij problemi do të ishte përdorimi i produkteve jo-komedogjene. Gjithashtu, nëse përdorni zakonisht makeup, mjekët sugjerojnë larje të dyfishtë të lëkurës në mbrëmje.

6 – Ushqimet e procesuara

Ushqimet me karbohidrate të larta, si ëmbëlsira ose hamburgerë, mund të provokojnë shfaqjen e akneve. Për shkak të indeksit të tij të lartë glicemik, ushqimi i pasur me karbohidrate mund të shkaktojë acarim të lëkurës pasi ndikon drejtpërdrejt në nivelet e sheqerit në gjak.

Për të siguruar që lëkura juaj të mos ndikohet negativisht nga një dietë e pasur me karbohidrate, sigurohuni që të shkurtoni ushqimet dhe të mbështeteni më shumë në ushqime me proteina të larta me më shumë substanca të shëndetshme, dhe natyrisht, konsumoni shumë fruta dhe perime.

7 – Fjetja me bark

Jastëku juaj thith gjithçka, dhe kur flini, fytyra juaj është e ngjeshur ngushtë me të gjitha materialet në jastëkun tuaj, gjë që nga ana tjetër, mund të acaroj lëkurën. Provoni të flini me shpinë dhe mbi të gjitha, ndërroni shpesh këllëfët e jastëkëve.

8 – Fshirja shumë fort e fytyrës me peshqir

Kur e fërkoni fytyrën në mënyrë të ashpër me peshqir, ju e ekspozoni lëkurën tuaj ndaj eksfolimit shtesë, duke e dëmtuar.

9 – Larja me ujë shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë

Kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës tuaj, temperatura e ujit është çelësi. Uji i ftohtë nuk heq në mënyrë efektive të gjitha grumbullimet e panevojshme në lëkurën tuaj, ndërsa uji i nxehtë dihet se irriton dhe than lëkurën. Përdorni ujë të vakët, një të mesme midis të dyjave.

10 – Moslarja e fytyrës rregullisht

Vaji, papastërtia dhe grumbullimi i baktereve janë rezultat i një dite/nate të gjatë. Prandaj sigurohuni ta lani fytyrën 2 herë: Në mëngjes dhe në mbrëmje.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.