Kosova

Katër fëmijë gjejnë kuletën të mbushur me dokumente e para, e dorëzojnë në polici

10:35 - 26.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër fëmijë në Vushtri të Kosovës kanë gjetur një kuletë të mbushur me dokumente dhe para.




Të miturit nuk kanë zgjedhur që ta mbajnë sendin e gjetur, por e kanë dorëzuar në polici.

Policia pasi ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të hollat, ia ka dorëzuar pronarit.

Personi i cili ka humbur kuletën ka falënderuar katër të rinjtë (fëmijët) dhe Policinë e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, ju është mirënjohëse katër të rinjve (fëmijëve) për gjestin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.