BOTA

Rekord infektimesh në Izrael/ Regjistrohen mbi 10,000 raste të reja me COVID-19

13:15 - 26.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus, për herë të parë që nga mesi i Janarit. Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën vonë se 10,001 rastet e reja u regjistruan në 24 orët e fundit. Në këtë periudhë, 25 pacientë humbën jetën nga koronavirusi.




Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit 2020, në Izrael një vend me 9.4 milionë banorë, janë infektuar mbi një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar.

Pothuajse 59 për qind e popullsisë është vaksinuar dy herë dhe pothuajse 19 për qind tri herë. Izraeli mbështetet pothuajse plotësisht në vaksinën Pfizer/BioNTech. Në fund të korrikut, ai është bërë vendi i parë në botë që ka nisur vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave.

Masa është marrë pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë kanë treguar rënie të mprehtë të efektivitetit të vaksinës në parandalimin e infeksionit, edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe nga të sëmurit rëndë. Disa vende të tjera kanë nisur të ndjekin shembullin e Izraelit sa i përket dozës së tretë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.