Kryesore

Sa zgjat normalisht një ftohje dhe si ta kuptoni se nuk është Covid

13:20 - 28.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes pandemisë, fillimit të sezonit të gripit, sezonit të alergjisë apo virozave, nuk është çudi nëse e gjeni veten me hundë të bllokuara, ngacmim në fytë apo shqetësime të tjera. Nëse keni një ftohje të zakonshme, nuk ka asgjë të madhe për t’u shqetësuar. Por, sa zgjat ftohja para se të dyshoni për Covid?




Simptomat më të zakonshme

Sipas mjekes Soma Mandal, ditët e para të ftohjes së zakonshme zakonisht fillojnë me simptomat e mëposhtme:

–  bllokim i hundës

– hundë e lëngshme

– dhimbje të fytit

Pas kësaj, tre deri në pesë ditët e ardhshme mund të keni kollë dhe më shumë bllokim hundësh. Gjatë kësaj kohe sigurohuni të konsumoni sa më shumë lëngje për të lehtësuar simptomat.

Meqenëse Covid-19 ka shumë simptoma të ngjashme me një ftohje të zakonshme, (të tilla si kollë dhe dhimbje të fytit) dhe mund të shfaqen diku nga dy deri në 14 ditë pas infektimit, CDC rekomandon që të testoheni si një masë paraprake.

Sa kohë duhet të zgjasë një ftohje e zakonshme

Sipas dr. Mandal, një ftohje e zakonshme mund të zgjasë 7-10 ditë. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë përtej kësaj jetëgjatësie tipike, rikonsultohuni me një mjek.

Burimi: Men’s Health


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.