Kryesore

Fëmijët e fortë mendërisht kanë prindër që refuzojnë t’i bëjnë këto 13 gjëra

13:30 - 29.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të rrisësh një fëmije të fortë mendërisht nuk do të thotë që ata nuk do qajnë kur janë të trishtuar ose nuk do të dështojnë. Të jesh i fortë mendërisht i ndihmon fëmijët të përballen me pengesat, u jep forcën për të vazhduar, edhe kur janë në dyshime, për më tepër do t’i ndihmojë të arrijnë potencialin e tyre më të madh në jetë.




Në librin “13 gjëra që prindërit nuk i bëjnë”, identifikohen 13 gjëra që duhen shmangur nëse doni të rrisni një fëmijë të fortë mendërisht për të përballuar sfidat më të vështira të jetës:

1.Bëje fëmijën të pranojë humbjen. Humbja në lojën e bejsbollit ose dështimi i një testi nuk e bën një fëmijë të paaftë. Refuzimi, dështimi dhe padrejtësia janë pjesë e jetës.

2.Bëje fëmijën të kuptojë se ndjenja e fajit nuk duhet t’i bëjë të marrin vendime dhe kështu ai do të në gjendje t’i thotë jo dikujt që i thotë: “më lejo të kopjoj detyrat e tua”, ose, “nëse më do, do ta bëje këtë për mua”.

3.Bëje fëmijën të ndihet qendra e universit.Mësojini fëmijët tuaj të përqëndrohen në atë që kanë për t’i ofruar botës, në vend të asaj që mund të fitojnë prej saj.

4.Tregojuni fëmijëve tuaj se mënyra më e mirë për të mposhtur frikën është ta përballoni atë dhe do të rrisni njerëz guximtarë.

5.Jepuni fëmijëve tuaj një mundësi të japin urdhra si për shembull çfarë do hani për darkë ose ku do shkoni me pushime. Lërini fëmijët tuaj të bëjnë zgjedhje të thjeshta duke ruajtur një hierarki të qartë familjare.

  1. Mësojini fëmijët tuaj se është mirë të dështoni, është normale të mos jesh i shkëlqyeshëm në gjithçka që bën.

7.Të lësh fëmijët të anashkalojnë punët e shtëpisë ose të shmangin një punë  pas shkollës mund të jetë e mirë. Por fëmijët që kryejnë detyra të përshtatshme për moshën nuk janë të mbingarkuar. Në fakt ata po fitojnë forcën mendore që u nevojitet për t’u bërë qytetarë të përgjegjshëm.

  1. Jepuni fëmijëve mbështetjen që u nevojitet për të përballuar dhimbjen, në mënyrë që ata të fitojnë besim në aftësinë e tyre për të përballuar vështirësitë e pashmangshme të jetës.
  2. Mësoni në mënyrë aktive fëmijën tuaj me mënyra të shëndetshme për të përballuar emocionet e tyre në mënyrë që ata të mos varen nga të tjerët.
  3. Lërini fëmijët tuaj të gabojnë ndonjëherë dhe tregojuni atyre se si të mësojnë nga gabimet e tyre në mënyrë që ata të bëhen më të mençur dhe më të fortë.

11.Ngatërrimi i disiplinës me ndëshkimin. Ndëshkimi përfshin t’i bësh fëmijët të vuajnë për keqbërjen e tyre. Disiplina ka të bëjë me mësimin se si të bëjnë më mirë në të ardhmen. Ndihmoni fëmijët tuaj të zhvillojnë vetëdisiplinën që u nevojitet për të bërë zgjedhje më të mira.

12.Tregojuni fëmijëve tuaj se duhet të rezistojnë dhe të mos zgjedhin mënyrën e shkurtër për t’i arritur gjërat. Mësojini të jenë mjaft të fortë për të këmbëngulur edhe kur duan të heqin dorë.

  1. Shumë prindër nuk i rrënjosin vlerat që ata duan te fëmijët e tyre. Në vend të kësaj,janë aq të përfshirë në kaosin e përditshëm të jetës, saqë harrojnë të shikojnë më larg. Sigurohuni që prioritetet tuaja të pasqyrojnë me saktësi gjërat që vlerësoni më shumë në jetë dhe do t’u jepni fëmijëve tuaj forcën për të jetuar një jetë kuptimplotë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.