Kosova

Rekord i zi në Kosovë/ 36 të vdekur dhe 1.630 raste të reja me Covid-19 në 24 orët fundit

15:00 - 29.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kosovë është shënuar rekord i rasteve me të vdekur nga Covid-19 në Kosovë. Bëhet e ditur se janë shënuar 1630 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht 36 persona kanë humbur betejën me Covid-19.




NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.