Kosova

BE-ja heq Kosovën dhe dy vende të Ballkanit nga lista e vendeve të sigurta. Përjashtim bëjnë vetëm…

19:50 - 30.08.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar vendimin për të hequr Kosovën nga lista e vendeve të sigurta sa i përket mundësisë së udhëtimit të qytetarëve të saj në vendet e BE-së.




Kosova në listën e vendeve të sigurta ishte vendosur në prag të pushimeve të verës atëherë kur numri i të infektuarve ishte i vogël.

Por rritja e numrit të rasteve të infektuarve dhe të vdekurve dhe për faktin se dominon varianti Delta, e ka bërë BE-në ta largojë Kosovën nga kjo listë, raporton Koha.net.

Nga lista e vendeve të sigurta janë hequr edhe Maqedonia, Mali i Zi, Libani, Izraeli dhe SHBA-ja.

Sipas njoftimit nga BE-ja këto vende të cilat janë hequr nga kjo listë nuk mund të udhëtojnë në shtetet e BE-së pa pasur ndonjë nevojë e cila nuk mund të shtyhet.

Përjashtim vendet anëtarë mund të bëjnë për personat që janë të vaksinuara me të dyja dozat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.