Kosova

Kurti kritika ndaj BE për liberalizimin e vizave: Turp që Kosova është ende duke pritur e izoluar

16:30 - 30.08.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim virtual në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri, ku ishte i ftuar të merrte pjesë fizikisht, por që e anuloi për shkak të situatës së rënduar nga Covid-19 në Kosovë.




Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se beson që BE-ja i ka fituar prej kohësh zemrat dhe mendjet e të gjitha vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo, siç tha ai, mund të shihet në garën midis vendeve të BP6 për të hyrë në BE, si dhe zhgënjimin me të cilin përballen kur nuk arrijnë të kalojnë në fazën e radhës në procesin e integrimit.

Për sa i përket kushtëzimit, kryeministri Kurti tha se BE-ja duhet të veprojë në mënyrë më etike dhe më të drejtë.

“Politika e shkopinjve dhe karotave nuk ka qenë shumë frytdhënëse për Kosovën pasi kemi marrë shumë shkopinj, por jo shumë karota. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur të gjithë anëtarët e BP6 kanë marrë liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova është ende duke pritur, e izoluar si në një geto, imazh i cili sjell shumë turp në të dy palët”, tha ai.

Po ashtu Kurti tha se BE-ja duhet t’i qartësojë 5 gjëra në raport me Ballkanin Perëndimor: ta krijojë një momentum të ri për reformat dhe ta bëjë zgjerimin më të drejtë dhe më të ndershëm, ta rrisë financimin, të marrë përgjegjësi për kontinentin tonë, të rrisë sinkronizimin midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe ta përmbyllë ombrellën e sigurisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.