Kosova

U infektua me Covid, ministrja e Jashtme e Kosovës: Jam shëndoshë si molla! Falë vaksinës nuk kam pasur komplikime të rënda

21:40 - 02.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla është infektuar me Covid-19 dhe u raportua se ajo ishte në gjendje të rëndë.




Por me anë të një reagimi në “Facebook”, Gërvalla thotë se e ka kaluar rrezikun dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Falë vaksinës së marrë, thotë ministrja, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda.

“Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda”, shkruan Gërvalla në Facebook.

Reagimi i plotë

Të nderuar miq,

të gjithë juve që më keni uruar shërim të shpejtë, ju falënderoj nga zemra.

Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda.

Teknologjia bën të mundur kryerjen e shumicës së detyrave edhe nga distanca dhe prandaj edhe gjatë karantinës kam shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar ndër të tjera edhe biseda të shumta të rëndësishme me kolegë nga e gjithë bota, ndërkohë që jo më larg se mbrëmë kam pasur një bisedë tepër interesante dhe të frytshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit.

Sfidat e kësaj pandemie janë të mëdha dhe prekin shumë aspekte të jetës sonë. E rëndësishme të mos harrojmë në asnjë moment familjet, të cilat kanë humbur të dashurit e tyre apo ballafaqohen me komplikime të rënda të të afërmve të tyre dhe që kanë nevojë për solidaritetin dhe ndihmën tonë.

Duke u vaksinuar vet dhe duke ndihmuar edhe në vaksinimin e miqve dhe të afërmve tanë, secili prej nesh mund të japë një kontribut të vlefshëm në kapërcimin e kësaj sfide, e cila ka përfshirë gjithë botën dhe si pjesë të kësaj bote edhe Kosovën


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.