Kosova

Rritje e shifrave/ Brenda 4 ditëve humbin jetën 100 qytetarë nga COVID-19 në Kosovë

08:35 - 03.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej katër ditësh 100 qytetarë në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19. Të hënën u shënuan 20 raste të vdekjes, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste. Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19.




Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore.

Pas situatës alarmante me të infektuar liderët politikë po kërkojnë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e lokale e paraparë të zgjatë 1 muaj të shkurtohet në 5 ose 10 ditë maksimumi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.