Kosova

U sulmuan barbarisht me shkelma e shkop nga një burrë, flet një prej vajzave: Erdhi për të bërë masazh, kërkoi shërbime të tjera

10:30 - 03.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Video ku shihej se si një burrë sulmonte barbarisht 3 vajza në Prishtinë, bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar një prej vajzave që ra pre e sulmit, ndërkohë që ajo rezulton shtetase shqiptare. Bëhet e ditur se agresori, shtetasi me inicialet L.V., i cili mësohet të ketë klient në një qendër masazhi ku punonin 3 vajzat, (të treja nga Shqipëria).




Siç raporton një prej viktimave, agresori kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh. Në pretendimin e saj, ajo shton se pasi vajzat kishin refuzuar, autori i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj i ka ndjekur nga pas siç edhe shihet në video.

Mes të tjerash vajza tha për një media në Kosovë se ndihen të kërcënuara.

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. “Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Lëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtar nga policia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.