Kosova

“Po përdhos gjakun e dëshmorëve”, Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit: Je bërë turpi i Kosovës

14:45 - 04.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës.




Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon hajdut të vegjël të dalin nëpër televizione.

Ai ka vazhduar me pyetje ndaj Kurtit se pse po i dëmton prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, duke i thënë se nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën.

Dhe në fund ai i kujtoi Kurtit se as ai dhe as Aleanca nuk do i mbështesin shkelësit e ligjit duke i thënë se ata i duan në burgje por jo përmes gjykimit publik të Kurtit por përmes organeve të drejtësisë të cilave po u bëhet presioni më i madh i mundshëm nga qeveria Kurti.

“Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre!”, shkroi në fund Haradinaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.