Shëndet

8 mënyra efektive për të shpëtuar nga aknet njëherë e përgjithmonë

12:00 - 05.09.21 Gazeta Shqiptare

Aknet janë një problem real për çdo moshë dhe mund të shfaqen kudo ku keni pore; në vende si fytyra, qafën, shpina dhe disa pjesë të trupit.
Shpërthimet e akneve janë të zakonshme tek personat që kanë lëkurë të yndyrshme ose tek ata që marrin medikamente të caktuara apo produkte të cilat bllokojnë poret. Gjatë stinës së nxehtë një nga arsyet e shtimit të akneve në trup është edhe djersitja e tepërt. Përpara se t’i drejtoheni një dermatologu, pasi arsyet e acarimit mund të jenë nga më të ndryshmet dhe mendimi i mjekut është i domosdoshëm, provoni si fillim këto metoda të thjeshta, shoqëruar me disa këshilla.
Vishni rrobat e duhura
Ne çdo kohë, por sidomos gjatë vapës mundohuni të shmangni materialet e këqija gërvishtëse, ato që shkaktojnë kruarje ose janë shumë të shtrënguara dhe zgjidhni copa me fibra si pambuku. Kjo ndihmon që lëkura të jetë e butë dhe e ajrosur në çdo kohë dhe aknet e shkaktuara nga djersa, bakteret, yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës do të zhduken.
Lahuni shpesh
Lënia e djersës në lëkurë pas një shëtitje, vrapit apo gjatë ditëve të nxehta, mundëson një mjedis miqësor për aknet që të zhvillohen në trupin tuaj. Kështu mundohuni që të bëni dush sa më parë kur ndiheni të djersitur dhe me yndyrë të tepërt mbi lëkurë.
Trajtojeni lëkurën
Lëkurat me yndyrë dhe të prirura ndaj akneve kanë tendencë të krijojnë më shumë qeliza të vdekura në sipërfaqen e tyre të cilat mund të bllokojnë poret dhe shkaktojnë puçrra nëse nuk pastrohen në kohë.
Mjafton një trajtim me pas sheqer dhe vaj me të cilin mund të fërkoni fort lëkurën tuaj për të larguar edhe papastërtitë më të vogla. Me këtë pastrim të butë të trupit të paktën një ose dy herë në javë ndihmoni në parandalimin e akneve.
Hidratohuni
Lëkura e hidraton natyrisht veten e saj me sebum, pra yndyrë, por kur niveli i hidratimit në trupin tuaj është jashtë normales lëkura juaj mund të prodhojë yndyrë të tepërt për t’u vetëhidratuar. Kështu që hidratohuni çdo ditë duke konsumuar shumë ujë dhe duke përdorur kremra natyrale për trupin.
Pastroni telefonin
Telefoni juaj celular ka më shumë baktere nga sa mendoni. Edhe nëse nuk e mbani shumë afër fytyrës ju e prekni me dua të cilat më pas prekin fytyrën. Kështu përhapni në trup bakteret që shkaktojnë akne apo puçrra. Pastrojeni çdo ditë me një pastrues anti-bakterial të posaçëm.
Ndërroni shpesh këllëfin e jastëkut
Jastëku është një nga materialet që mbledh më shumë papastërti dhe ka shumë kontakt me fytyrën dhe pjesën e qafës. Gjatë natës aty mbesin qeliza të vdekura të lëkurës, yndyrë dhe djersë. Kjo bën që poret të bllokohen dhe të shkaktojnë akne në fytyrë dhe qafë. Mundohuni ta ndërroni sa më shpesh këtë mbulesë, të paktën dy herë në javë dhe zgjidhni gjithnjë materiale pambuku ose mëndafshi.
Vaji i pemës së çajit
Efektet nuk janë të menjëhershme, por vaji “Tea Tree” është një nga mënyrat më të famshme të trajtimit në shtëpi për të gjitha llojet e akneve. Mund të merrni vajin ose produkte që e përmbajnë atë.
Mjaltë dhe kanellë
Kanella dhe mjalti mund të jenë një kombinim i mirë për aknet e trupit. Përzieni 1 lugë çaji kanellë me 2 lugë mjaltë derisa të formohet një përbërje homogjene. Masën mund ta aplikoni në të gjithë kraharorin, apo në ato pjesë të trupit me akne dhe ta shpëlani pas 30 minutash.
Zgjidhni produktet e duhura
Lyeni trupin 1 herë në javë dhe përzgjidhni një losion për t’u hidratuar, që do të thotë se nuk i bllokon poret. Reduktoni sasinë e bulmetit në dietën tuaj. Hulumtimet tregojnë se androgjenet dhe hormonet e rritjes që gjenden në produktet e bulmetit mund të stimulojnë zhvillimin e akneve.
Menaxhimi i stresit
Ka disa prova që stresi i përkeqëson aknet. Në një studim të vogël të vitit 2003, u vu re se studentët e marrë në studim, patën më shumë puçrra gjatë periudhës së provimeve. Nëse mendoni se stresi është arsyeja juaj, provoni të praktikoni teknika meditimi ose Yoga.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.