Kryesore

Gilberta zbulon arsyet e ndarjes nga Iliri dhe tregon gjënë e shëmtuar që i bëri ai

17:20 - 07.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Gilberta Simoni, ishte ditën e sotme e ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” për të folur në lidhje me heqjen nga puna.Gilberta tregoi se si drejtori i shkollës ku ajo punonte, i kishte thënë se nëse merr pjesë në program, do të hiqej nga puna.




“Kur vendosa që të hyja në program, telefonova drejtorin dhe i thashë. Ai nuk ishte dakord. Në sy të kolektivit ka thënë se kush merr pjesë në “Për’puthen është i përjashtuar. E ashtu ndodhi, pasi nuk u rinovua kontrata”, tregon ajo.

Ndërkohë këto akuza i ka hedhur poshtë drejtori i shkollës, pastor Albert Dosti, i cili në një lidhje “Skype” tha se Gilbertës i ka përfunduar kontrata dhe nuk ka aplikuar për rinovim.Pas sqarimit të kësaj teme delikate, dy moderatorët e njohur të emisionit nuk lanë pa ngacmuar Gilbertën edhe në lidhje me Ilirin. Ata dolën çift nga programi dhe fansat i donin shumë.

Por pas një kohe të shkurtër, Simoni zbuloi se lidhjes së tyre i kishte ardhur fundi. Madje në rrjetet sociale nuk munguan as thumbat në drejtim të njëri-tjetrit.Ndërsa në studion e “Shqipëria Live”, Gilberta tha se “ishte një dashuri shumë e bukur dhe se kishin ndjenja shumë reale”.

“Iliri donte disa gjëra, unë disa gjëra të tjera. Unë dua të krijoj familje më shpejt, u larguam shpirtërisht. Unë i dua gjërat konkrete”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur për një rikthim të mundshëm, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40” tha: “Kurrë mos thuaj kurrë. Në këto momente ka mbaruar çdo gjë. Më ka sharë, ashtu tërheq vëmendjen. Edhe kolektivi edhe nxënësit e donin Ilirin”, përfundoi Gilberta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.