Kryesore

Kush është këngëtarja e njohur që do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”(FOTO)

19:48 - 07.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa na ndajnë disa javë nga fillimi i “reality show” më të përfolur në Shqipëri, “Big Brother Vip”, mediat kanë filluar edhe aludimet se kush do të jenë personazhet e zgjedhur për marrë pjesë.




Një ditë më parë, përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani zbuloi se personazhet e njohura do të bëhen me dije përmes faqes zyrtare të “Big Brother” në një postim që do të qëndrojë për pak kohë.

Vip-Magazine.al ka zbuluar se konkurrentja e parë në “Big Brother VIP” do të jetë këngëtarja e njohura Sheila Haxhiraj.

Sheila Haxhiraj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.

Ky çmim i rëndësishëm, i dha mundësi Sheilës të nënshkruante një kontratë me producentë si “Berman Brothers” dhe ndoshta jeta e saj tani do ndryshojë përfundimisht. Sheila nuk ka studiuar ndonjëherë muzikë me mësues, por që e vogël ka rendur skenave të muzikës në shumë konkurse midis shkollave 8-vjeçare, tek “Gjeniu i vogël”, “Promozone festival”, protagoniste në filmin “ Fluturim Pasioni” në moshën 16 vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.