Kryesore

Pse poston vetëm foto të vajzës e jo të partnerit? Eliona Pitarka zbulon arsye

11:41 - 07.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eliona Pitarka i ka lënë mënjanë intervistat e daljet televizive që nga momenti kur u bë nënë.Por kjo nuk e ka ndaluar bukuroshen të jetë aktive në rrjetet sociale.




Një nga pyetjet që i bëhet më shpesh aktores në rrjetet sociale është pikërisht  ajo në lidhje me bashkëshortin e saj.. Së fundmi, në ABC News, Eliona tregoi arsyen sepse nuk e poston kurrë portretin e tij.

“Ai e urren qendrën e vëmendjes. Ka një karizëm, është shumë social, i ka të gjitha këto, por qendrën e vëmendjes e ka siklet”, tha ajo.

Madje shtoi se partneri nuk ka qenë dakord as për publikimin e fotove të vajzave. “Desi nuk donte ta nxirrnim Galën dhe kemi pasur një luftë të vazhdueshme deri sa ju mbush mendja. Sipas tij, ajo duhet ta zgjedhë vetë nëse do ta dalë dhe ndoshta mund t’i ushtrojë presion kur të rritet. Unë shoh të mirat, benefitet”, tha Eliona.

Sa i përket karrierës, aktorja konfirmoi se do ta shohim tek “Klanifornia” këtë sezon, megjithatë, nuk përjashtoi mundësinë e sakrifikimit të karrierës, për familjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.