Kryesore

Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë

10:59 - 09.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë.Këtë lajm të ëmbël ai e ka dhënë përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë.Besniku ka zbuluar dhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.




“Sot me date 09/09/21 erdhi ne jete gezimi im i dyte, Jan Qaka”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

Kujtojmë se lajmin se do të bëhet baba, artisti e ka dhënë vetë më herët në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi se do të bëhet babai i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, tha këngëtari teksa po fliste për familjen.

Kujtojmë se Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë. Menjëherë pas martesës ata dhanë edhe lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër.

Para tre vitesh erdhi në jetë vogëlushja e tyre Una, e cila duket se ua ka zbukuruar jetën. Besniku nuk ngurron që në çdo postim të tij në rrjetet sociale të bëj dedikime për princeshën e tij të vogël. Artisti ka treguar se për të bijën ka bërë dhe një këngë, por që akoma nuk është publikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.