Kryesore

Ndjekësja kritikoi Arbanën, por Eduarti i dha përgjigjen e merituar (FOTO)

15:45 - 13.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, organizuan një darkë shumë të këndshme për disa prej miqve të tyre.




Pas videove të ndryshme që ndau dje me ndjekësit në Instastory, Arbana ka postuar sot në Instagram disa foto e detaje nga tryeza që kishin përgatitur, e cila si gjithmonë dukej tejet elegante.

E teksa shumë prej ndjekësve e kanë komplimentuar, dikush ka kapur një detaj në shtrimin e tryezës. “Në fakt piruni rri në të mjatë dhe thika dhe luga në të djathtë!”- ka shkruar ndjekësja. Por, a do i shpëtonte Arbanës një detaj i tillë? Jo.

“Në fakt tavolinën e ka shtruar Edi se unë po gatuaja dhe ishte një surprizë shumë e bukur. Dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie për mua në cilën anë e kishte vënë pirunin!”- ka treguar moderatorja.

Megjithatë, një përgjigje e ka dhënë edhe Eduarti, të cilit si duket nuk i ka shpëtuar ky koment në postimin e partneres. “Ti thuaj mirë që e shtrova . Do dhe pirunin në krahun e majtë!”- ka shkruar ai me nota humori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.