Kryesore

Duka homazhe fizioterapistit të Kombëtares: U largua një person i shkëlqyer! Yll e kishte emrin, ashtu ishte dhe në jetë!

11:45 - 14.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë homazheve të kryera në stadiumin “Selman Stërmasi”, për ndarjen nga jeta të fizioterapistit të Kombëtares shqiptare, Ylli Mihali, në fjalën e tij Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Mihali.




“Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar. Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar.

Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët.

Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky virus i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar.

Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin Kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet kombëtare.

Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë”, përfundoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.