AKTUALITET

FOTO/ Policia kap pas sinjalizimeve nga Interpoli kamperin e trafikuar në Kakavijë, ndalohet italiani që jetonte në Spanjë

08:48 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një shtetas të huaj, pasi është kapur duket transportuar një automjet të trafikuar. Sipas burimeve zyrtare, pas marrjes së informacionit nga Zyra Kombëtare e Interpol Tirana për automjetin e trafikuar tip “Citroen”, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije e kanë konstatuar automjetin.




Për kryerjen e procedurave të mëtejshme janë njoftuar specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, të cilët bënë ndalimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi M. S., 36 vjeç, lindur në Itali (banues në Spanjë), pasi dyshohet se ky shtetas do ta shiste këtë automjet, ndërkohë që nuk është pronari i automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.