Kronikë

Humbi jetën tragjikisht nga thyerja e kangjellave në hotel “Rogner”, flet babai i 28-vjeçarit: Na u nda zemra në dysh…

12:37 - 15.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajdin Mustafi është 28-vjeçari që ra tragjikisht nga ballkoni i hotel “Rogner” në Tiranë, duke ndërruar kështu jetën.Babai i të riut, në një prononcim për emisionin “Me zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, tregoi se zemra iu nda në dysh ku mësoi lajmin e kobshëm.




Ai tha se ishte u ndje i lehtësuar kur mësoi se djali kishte rënë aksidentalisht dhe nuk ishte shtyrë nga një tjetër person, ndërsa shtoi se arsyeja e vdekjes tragjike ishin kangjellat e ndryshkura dhe të pa vendosura mirë të ballkonit të hotelit.

“Dhimbja ime ishte e madhe. Fatmirësisht thash nuk ishte njeri që e hodhi, por ishte një tjetër dhimbje, një djalë 28 vjeçar që erdhi me pushime në Tiranë dhe të japë jetën nga pakujdesia, atëherë m’u shtua dhimbje më e madhe. Barrierat ishin të pa fiksuara dhe ky ishte shkaku i aksidenti”, tha babai i djalit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.