Kryesore

Inaugurimi i TKOB/ Yjet e Operas dhe Baletit, Ilir Kerni dhe Inva Mula mungojnë në gala, sopranoja: Nuk do jem, s’kam ftesë zyrtare

10:43 - 15.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeshtri i baletit, Ilir Kerni është nderuar me dekoratën “Nderi i Kombit” nga presidenti i Republikës në një ceremoni të mbajtur të martën në Tiranë në vlerësim të karrierës së tij 40-vjeçare në Shqipëri dhe në skena botërore.




“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime artistike. Mbi të gjitha është një ndenje që vështirë se mund ta thuash me fjalë. Është një gjë që është shpirtërore që ndoshta njeriu për këtë ka nevojë. Kam qenë totalisht i përkushtuar ndaj kësaj pune dhe me një karakter shumë të fortë.”, tha Kerni.

E pranishme në ceremoni ishte edhe sopranoja Inva Mula, po ashtu Nder i Kombit, e cila përcolli vlerësimet më të larta për baletmaestrin Kerni.

Ilir Kerni është legjendë e artistit të vërtetë shqiptar e idealistit në profesion. Që në ditën e parë që e kam parë në skenë më ka emocionuar pa fund. Ndërsa dy yje të Operas e Baletit ritakohen në Tiranë ku nisën karrierat për të shkëlqyer në skenat ndërkombëtare, vetë Teatri i Operas me një mbrëmje gala shënon inaugurimin e rikonstruksionit, por asnjëri nuk do të jetë i pranishëm.

“Sigurisht që nuk do jem e pranishme, them sigurisht sepse nuk jam e ftuar. Po, kam një ftesë si spektatore, por nuk më është bërë asnjë ftesë zyrtare. Nuk është shfaqur dëshirë, ka qenë një dëshirë e zbehtë e drejtoreshës artistike, por që nuk ka pasur domethënë një bashkëbisedim të vërtetë për një pjesëmarrje të tillë. Megjithatë, nuk ka asnjë rëndësi. Ka rëndësi që ky teatër jo vetëm të hapet por ky teatër të ketë kalendarin e vet, të ketë një programacion dinjitoz jo atë që ka pasur deri sot, që arti shqiptar me artistët e vet të jetë gjithmonë pararojë e shoqërisë sonë.”, -tha Inva Mula.

Mula është bijë e dy artistëve themelues të Operas si dhe fituese e konkursit Operalia të Placido Domingos në Paris, çka i hapi dyert në skenat ndërkombëtare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.