AKTUALITET

Basha shpërndan videon: Do të jemi gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjell ndryshimin!

21:20 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka risjellë në vëmendje në rrjete sociale, pjesë të fjalës së tij gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.Mbi videon e publikuar, kreu i PD Shkruan, se do të jenë gardianët e interesit publik dhe instrumenti i qytetarëve për të sjellë ndryshimin.




“Që Shqipëria të dalë nga ky udhëkryq, që shqiptarët të shpëtojnë nga armiqtë e qeverisjes së mirë, kërkohet një zgjidhje politike.

Natyrisht ajo nuk mund të vijë vetëm nga ne, as nga ai që i ka shpallur luftë demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, por duhet të vijë si një bashkëpunim i ngushtë me shoqërinë shqiptare, që prej kohësh ka shprehur dëshirën e ngutshme për ndryshim.

Prandaj ne, në Parlament dhe jashtë tij, nuk do të jemi vetëm gardianët e interesit publik kundër kësaj skote të korruptuar, por duam të jemi instrumenti në duart e qytetarëve për ta realizuar bashkë këtë ndryshim”, u shpreh Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.