AKTUALITET

Deklaratat e Berishës, Gjekmarkaj: Më krijojnë një gjendje pakënaqësie. Duhet t’ia thoshte PD-së këto 8 vite kritikat e tij për Bashën

21:23 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka folur sot në “Real Story” në News24 për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës të artikuluara dhe sot në takimin me demokratët në Tiranë.Gjekmarkaj tha se i krijojnë një gjendje pakënaqësie dhe se Berisha duhet t’ia kishte thënë më herët këto kritika për Bashën PD-së.




“Dita e parë për mua në parlamentin e Shqipërisë. Opozita ka performuar në mënyrë të shkëlqyer, është sintonizuar me problemet e Shqipërisë.
Diçka më shtyn të sondoj në kohë. Dr. Berisha foli për 8 vitet e Lulzim Bashës, për ato që i konsideron dështimet e tij, dëmet e tij në raport me PD-në. Ato nuk janë sajuar të gjitha sot, nuk janë përkufizuar në mendjen e njeriut për një ditë. Një personalitet i fortë si ai, kurajoz, njeri që nuk ka gjuhë të lëmuar, besoj shumë që do duhet t’ia thoshte PD-së këto spikatjet e tij. Ai e ka mbështetur Bashën në 2013 duke u përplasur me shumë figura konservative të PD. E ka mbështetur në 2017, për listën e 2017 që ka qenë e kritikueshme, për marrëveshjen me Ramën, nuk foli. As pas humbjeve të 25 prillit. Ky kthim, ky kurs më krijon një gjendje pakënaqësie në atë çfarë dëgjova.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.