AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës, Murati: Ish-kryeministri i paragjykuar, pas zgjedhjeve mbështeste Bashën. PD nuk rikthehet në pushtet me atë në krye

20:27 - 16.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare” Erl Murati, i ftuar në emisionin “FrontLine” drejtuar nga gazetarja Marsela Karapanço, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.




Sa i përket takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët në Tiranë, ai tha se fjalimi i tij të kujtonte atë të 30 viteve më parë. Sipas tij pati një moskoherencë mes deklaratave të Berishës. Ish-kryeministri i doli në mbrojtje Bashës në zgjedhjet e fundit, ndërsa në fjalimin e sotëm e cilësoi si ish-kryetarin e Partisë Demokratike.

“Ka disa zhvillime. Deklarata e zotit Berisha ka rëndësinë e saj. Ne pamë zotin Berisha që fliste me gjuhën e 30 viteve më parë.

Duket sikur po jetojmë në deja vu në çdo aspekt. Edhe në deklaratën e zonjës Kim kishte shumë pak të reja, por më shumë i mëshohej deklaratave të vjetra. Duket që kemi një atmosferë të plotë zhvillimesh politike.

Ka pak produkt, vizion, sipërfaqe dhe spektakël. Nisma e zotit Berisha për të vendosur statutin e PD është e paragjykuar. Ai e quajti Lulzim Bashën si ish-kryetar, por nuk e tha këtë para vendimit të tij”.

Duke folur për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, Murati tha se nuk priste që zoti Lulzim Basha të merrte atë vendim, por të shikonte se si do të rridhnin gjërat, e më pas do të vendoste.

Zoti Berisha u përjashtua nga PD me kërkesë të SHBA-ve. Unë nuk kam pritur të merrte një vendim. Mendova se do të vijohej ende me mosmarrjen e vendimit. Zoti Basha mund të dilte e të thoshte që ne nuk e përjashtojmë.

Mendoj se zoti Basha ka gabuar që e ka marrë vendimin personal, ai duhet të mblidhte forumet. Kur anëtari i DASH, Vangjush Dako u shpall non grata, e Rama tha, nuk më intereson se çfarë është Dako, e çfarë thotë DASH Dako do të jetë pjesë.

Edhe Basha teorikisht do të zgjidhte ta mbante përkohësisht Berishën në parlament. Besoj se Basha ka marrë një vendim në dobi të karrierës së tij politike. Zoti Berisha ka heshtur, e ka mbrojtur zotin Basha, e mbrojti edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë që ai po e atakon kur u sulmua. Vendimi për të goditur Bashën tani lidhet me faktin që DASH e ka shpallur ‘non grata’.

Basha ndodhet në moment të vështirë, sepse është një kryetar i një partie që është për një mandat të tretë në opozitë. Unë kam pritur që zoti Basha nuk do të merrte një vendim, por do të lejonte gjërat të rridhnin vetë. Berisha deri dje ka pasur zë të rëndësishëm brenda forumeve të PD.

Unë besoj që pjesa më e madhe, kanë më të rëndësishëm Sali Berishën se sa Lulzim Bashën, për shkak të lidershipit, historisë.

Unë besoj që militantët e PD janë më të lidhur me Berishën se sa Bashën. Unë besoj që suksesin PD-së ia jep Lulzim Basha dhe jo Sali Berisha. Shumica e demokratëve nuk duhet të zgjedhin mes njërit dhe tjetrit.

Grupi parlamentar për arsye të karrierës do të zgjedhin të atashohen pranë Bashës. Kjo mund të jetë një shok, por edhe një proces që e ndihmon opozitën”, – u shpreh kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.