BLUETOOTH

Zbulohen konkurentët e Big Brother VIP

18:00 - 18.09.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kush janë vajzat që do të ‘ngrejnë temperaturat’ për 100 ditë




Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother Albania VIP”, pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit. Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët. Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante. Ajo është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra. Megjithatë, në media rozë përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj. Semi ka marrë pjesë në spektaklin “Star Academy”, në “Top Fest” dhe “Festivalin e RTSH-së”. Në vitin 2014-të ka qenë finaliste në “The Voice of Albania”.Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj. Megjithatë nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga “Big Brother Albania”. Së fundmi, sipas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha. Në 1 tetor nis transmetimi i këtij edicioni. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.