Kosova

Mbi 500 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës, ja sa janë në terapi intensive

14:14 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus, nga 598 sa kanë qenë një ditë më parë.




Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 11 mijë raste me koronavirus.

Një ditë më parë, më 18 shtator, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 11 viktima me koronavirus në periudhë 24-orëshe.Prej shpërthimit të pandemisë më 2020, në Kosovë kanë vdekur 2,889 persona me këtë virus.Ndërkohë po vazhdon procesi i vaksinimit. Deri më 18 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 23 për qind e popullsisë së përgjithshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.