AKTUALITET

Mbingarkesë në rrjetin elektrik, defekt në kabllin 20 kv te “Fabrika e Miellit”, jashtë pune 6 kabina në Tiranë

21:37 - 19.09.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OSHEE njofton se si pasojë e një defejti në kabllin 20 kV në Tiranë kanë dalë jashtë pune 6 kabina.Defekti ka ardhur prej mbingarkesës në rrjet ndërsa kabina nr2 në rrugën “Kogresi i Lushnjes” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të Rrugës së Kavajës.Po ashtu pa energji ka mbetur dhe një pjesë e qytetit të nxënësve dhe tek ish-Fusha e Aviacionit.




NJOFTIMI NGA OSHEE
Njoftim për abonentët #Tiranë
Për shkak të defektit në kabllin 20kV tek fabrika e Miellit, si pasojë e mbingarkesës së rrjetit, sot në mbrëmje mbetën pa energji disa fidera duke nxjerrë jashtë pune 6 kabina. Një prej tyre,kabina nr2 në rrugën “Kongresi I Lushnjes”, pas hotel “Mondial” u dogj duke lënë pa energji një pjesë të rrugës së Kavajës.
Pa energji kanë mbetur dhe një pjesë e qytetit të Nxënësve dhe një pjesë e ish,-fushës së aviacionit.
Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për furnizimin me linjë alternative të zonave të prekura nga defekti deri në riparimin total të avarisë në kabinat e dala jashtë pune

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.