Kronikë

Vështirësohet puna për gjetjen e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

12:27 - 19.09.21 gsh

Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës.



Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, ku dhe dyshohet se është bllokuar tekniku 61-vjeçar.

Puna për gjetjen e trupit të Muharrem Plakut është zhvilluar pa ndërprerje që prej orës 9 të paradites së të mërkurës, ndërsa shpresat për ta gjetur atë gjallë janë drejt shuarjes së plotë.
Familjarë të minatorit vijojnë të presin pranë derës së galerisë me shpresën e gjetjes së të afërmit të tyre.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.